Seancës plenare këtu në parlamentin e Shqipërisë i parapriu një mbledhje e grupit parlamentar socialist nga ku Edi Rama ka kërkuar votën e gjithë deputetëve të tij për reformën më të rëndësishme të mandatin katër qeverisës atë administrativo territoriale. "Kush nuk e voton le të largohet" citohet të jetë shprehur Edi Rama, kjo si një paralajmërim për zërat kundër Brace dhe Sinaj.