Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03/2026 00:01

Italianët filluan të votojnë të dielën në një referendum dy-ditor mbi reformat që kryeministrja Giorgia Meloni thotë se do ta bëjnë gjyqësorin më të pavarur, por që kritikët argumentojnë se do të bëjnë të kundërtën. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 23, për tu rihapur sërish nesër në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 15:00. Deri në orën 19% pjesëmarrja ishte gati 39% dhe konsiderohet si më e lartë mes referendumeve të mbajtura dy vitet e fundit. Qeveria e djathtë ekstreme e Melonit dëshiron të ndryshojë kushtetutën e Italisë për të ndarë rolin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për të reformuar organin e tyre mbikëqyrës. Ajo thotë se plani është thelbësor për të garantuar paanshmërinë dhe për të përmirësuar funksionimin e sistemit të drejtësisë që po shkatërrohet në Itali.Do ta bëjë atë “më moderne, më meritokratike, më autonome, më të përgjegjshme dhe mbi të gjitha, të lirë nga kufizimet politike”, tha Meloni në një deklaratë. Por kritikët e dënojnë atë si një rrëmbim pushteti politik që nuk arrin të adresojë sfidat e vërteta, nga gjyqet shumëvjeçare deri te mbipopullimi i burgjeve. Meloni dhe ministrat e saj kanë sulmuar vazhdimisht vendimet e gjyqësorit me pretendimet se janë shumë të buta, veçanërisht për çështjen e emigracionit. Reforma e tyre ka shkaktuar kundërshtim të fortë brenda gjyqësorit, me më shumë se 80 përqind të anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve të Italisë që organizuan një grevë njëditore vitin e kaluar. Pjesa më përçarëse e reformës përfshin ndryshimet në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KSK), një organ mbikëqyrës dhe disiplinor, anëtarët e të cilit zgjidhen nga kolegët e tyre dhe parlamenti. Reforma do ta ndante CSM-në në dy këshilla, një për gjyqtarët dhe një për prokurorët, dhe do të krijonte një gjykatë të re disiplinore me 15 anëtarë. Anëtarët do të tërhiqeshin me short, jo më nga kolegët e tyre, me tre anëtarë të gjykatës të zgjedhur nga presidenti i Italisë dhe tre nga një listë juristësh me përvojë të miratuar nga parlamenti. Pjesa e dytë e reformës do t’i pengonte gjyqtarët dhe prokurorët publikë të kalonin nga një funksion në tjetrin, duke adresuar shqetësimet se marrëdhëniet tepër të ngrohta midis dy grupeve dëmtojnë të pandehurit.

Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
DIGITALB DIGITALB