Top Channel/Referendumi në Islandë, MPJ:Pozitiv, mund të krijojë moment politik edhe për Shqipërinë!
28/08/2026 15:38

Qytetarët e Islandës votojnë në fund të gushtit në një referendum, në të cilin do të tregojnë nëse duan që vendi t’i rifillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Rezultati pritet të jetë i ngushtë, pasi sondazhet lënë të kuptohet se elektorati është thellësisht i ndarë për këtë cështje. Referendumi nuk vendos në vetvete për aderimin në bllokun 27 anëtarësh, por vetëm për rikthimin e negociatave. Një votë “pro” megjithatë konsiderohet do të ndryshonte dinamikën e procesit të zgjerimit të BE-së. Mali i Zi dhe Shqipëria janë aktualisht shtetet më të avancuara në negociata, dhe ndonëse një rikthim i Islandës e vendos dhe atë në garë te drejtperdrejte me to, në Tiranë dhe Podgoricë, referendumi shihet pozitivisht pasi konsiderohet dëshmi se sa më i madh të jetë konsensusi në Europë në favor të zgjerimit, aq më mikpritës bëhet mjedisi politik për të gjitha vendet kandidate që kanë investuar seriozisht në këtë proces, përfshirë Shqipërinë. “Ne nuk e shohim procesin e zgjerimit si një lojë me rezultat zero, ku përparimi i një vendi përbën humbje për një vend tjetër. Përkundrazi, një rezultat pozitiv në Islandë mund të krijojë një moment të ri politik në nivel europian për debatin mbi zgjerimin dhe të forcojë bindjen se Bashkimi Europian mbetet projekti më i suksesshëm politik, ekonomik dhe gjeopolitik në kontinent”, deklaruan nga ministria e jashtme e Shqipërisë për Radion Europa e Lirë. “Çdo vend europian ka të drejtën të zgjedhë rrugën e vet drejt integrimit. Nga perspektiva jonë, fakti që një vend me nivel të lartë zhvillimi, institucione të konsoliduara dhe integrim të thellë ekonomik me Europën po i rikthehet kësaj çështjeje dhe po shqyrton sërish afrimin e mëtejshëm me BE-ne dëshmon se projekti europian vazhdon të mbetet tërheqës, i besueshëm dhe strategjik për vendet e kontinentit”, thanë të njëjtat burime.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19