Këtë të premte ka nisur votimi në rajonet e Ukrainës të mbajtura nga Moska për referendumet për t'u bërë pjesë e Rusisë. Referendumet e orkestruara nga Kremlini, të cilat janë denoncuar gjerësisht nga Ukraina dhe Perëndimi si false e pa asnjë forcë ligjore, shihen si një hap drejt aneksimit të territoreve nga Rusia.