Top Channel/ “Referendumet lokale të pamundura”, Kume: Mungesa e ligjit nuk rrëzon dot hartën e PS
07/08/2026 19:41

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për Top Channel e sheh pothuajse të pamundur kundërshtimin e ndarjes së vendit në 100 bashki, siç propozon PS përmes referendumeve lokale. Kume kujton një vendim të Kolegjit Zgjedhor që pengoi zhvillimin e referendumeve vendore në vitin 2014, ndërsa sheh si problem për kërkesën e PD-së për mbajtjen e një referendumi kombëtar mungesën e një ligji të veçantë për këtë çështje. Dy harta dhe dy vizione të ndryshme për ndarjen e re administrative-territoriale. Demokratët ishin të parët që hodhën idenë e referendumit. Por, a mundet që banorët e 15 bashkive që refuzojnë bashkimin me njësi fqinje më të mëdha, ta rrëzojnë hartën e PS-së përmes referendumeve lokale? “Sipas mendimit tim, nismat që mund të realizohen në këtë drejtim janë vështirësi të mundshme, për ta shpënë deri në fund gjënë”, u shpreh Kume. Si argument, ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, përmend precedentin e vitit 2014, ku 6 bashkive dhe 135 komunave iu pamundësua zhvillimi i referendumeve lokale. “Kujtoj se ne atë kohë ishin 135 komuna dhe 6 bashki, të cilat bënë kërkesën në KQZ, që problemi, rindërtimi i hartës për këto njësi vendore të trajtohej në një referendum lokal, kërkesa e tyre u pranua nga KQZ, por Partia Socialiste e ankimoi vendimin me Kolegjin Zgjedhor dhe ai e hodhi poshtë këtë vendim të KQZ-së, me arsyetimin se problemi i kufijve, pra i hartës, nuk është çështje që trajtohet nga organet e qeverisjes vendore dhe për pasojë s’mund të trajtohet me referendum lokal. Edhe nëse sot bëhet e njëjta gjë, pra nëse ecet në të njëjtën rrugë, pra nga këshillat bashkiakë apo qytetarë në njësi të ndryshme vendore do bëjnë kërkesën, ajo do ngecë që në KQZ me arsyetimin e precedentit të mëparshëm”, tha ish-kreu i KQZ. Demokratët mbështesin idenë e një referendumi kombëtar, dhe jo lokal, por mungesa e ligjit të posaçëm, nuk e bën optimist ish-kreun e KQZ-së për realizimin e tij. Fajin e sheh te politika. “Jemi ndër vendet e pakta që nuk kemi ligj të veçantë për referendumet, ndërkohë që këtë na e kërkon Kushtetuta dhe na e kërkon edhe vullneti politik me ndryshimet që kanë bërë në Kodin Zgjedhor, por siç duket ne shkruajmë, por pak veprojmë në realizimin e atyre që shkruajmë”, tha Kume. Ndonëse realizimi i referendumeve kombëtare vështirësohet për shkak të pengesave ligjore, kohore dhe filtrave kushtetues, precedentët e realizimit të tyre nuk mungojnë. Me votë referendare shqiptarët rrëzuan Kushtetutën e propozuar nga Sali Berisha në 1994, ndërsa tre vite më vonë zgjodhën Republikën duke refuzuar Monarkinë. Mendimi i tyre u kërkua edhe në 1998 për të vendosur për një Kushtetutë të re.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06