Top Channel/ ‘Reduktoni varësinë nga rusia’, Escobar-Serbisë: Bashkohuni sanksioneve!
30/05/2022 19:30

Amerika ende shpreson se Serbia do t’i bashkohet shteteve të tjera të rajonit dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas formimit të Qeverisë së re, megjithëse jo më larg se dje ra dakord për një marrëveshje 3 vjecare me rusinë për të blerë gazin nga Moska. I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në samitin e Demokracisë së Evropës Juglindore, që po mbahet në Mal të Zi, se “Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që Rusia të paguajë çmim për pushtimin e Ukrainës përmes sanksioneve, duke mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj. Shpresoj që Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do të harmonizojë sanksionet kur të formohet Qeveria”. Escobar po ashtu përshëndeti qëndrimin e BE-së dhe NATO-s, raporton rel, që riafirmuan “politikën e dyerve të hapura” duke shtuara se është “shumë optimist për perspektivat e shteteve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen anëtare të plota të BE-së”, duke thënë se SHBA-ja vazhdon mbështetjen për këtë qëllim. Ndërkohë në Beograd mbërriti të hënën Eurodeputetja Viola von Cramon e cila përcoi mesazhin se kur bëhet fjalë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia, kjo duhet të jetë çështje e interesit të Serbisë. “Vendimi duhet të vijë nga brenda, nga qeveria serbe, me mirëkuptimin e tyre që nëse duan të jenë pjesë e BE-së, kjo shkon me vlerat dhe standardet që përfshijnë zbatimin e sanksioneve. Unë e kuptoj varësinë nga gazi rus, por kjo duhet të reduktohet në të ardhmen”.”, ka thënë Viola von Cramon, pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. von Cramon u tha gazetarëve se gjatë bisedës me presidentin serb, temat kryesore ishin marrëdhëniet serbo-ruse, varësia ekonomike nga gazi rus dhe ndikimi i përgjithshëm politik i Rusisë në këtë fushë. Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht se ka votuar për rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe deklarata të Bashkimit Evropian që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.Beogradi zyrtar arsyetohet se po mban një qëndrim të tillë për të “mbrojtur interesat jetike të vendit”. Pamjet: AFP

Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45