Nga një gushti kosova do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, vendim i cili ka bërë që kryeministri albin kurti të mbledhë paraditen e sotme këshillin e sigurisë. zakonisht diskutimet dhe vendimet e këtinj organi rrallë bëhen publike, por kryeministri Kurti ka thënë se ka njerëz që nuk ju pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria Kosovës prandaj duhet mbledhja . “E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminelë të llojeve e ngjyrave të ndryshme, të cilët nuk ju pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria dhe të cilët dëshirojnë që ta sfidojnë shtetin e Kosovës prandaj kjo mbledhje është për tu diskutuar se a janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është menduar”, tha Kurti.