Këshilli Bashkiak i Prrenjasit organizoi dëgjesën e parë me qytetarët në kuadër të Reformës Administrative Territoriale, nga 6 të tilla të parashikuara. Në Njësinë Administrative Qukës qytetarët u shprehën në unanimitet kundër bashkimit të Prrenjasit me Librazhdin, duke renditur edhe arsyet e këtij kundërshtimi.