Top Channel/ Rebelët në Siri nuk ndalen, djegin varrin e babait të diktatorit të rrëzuar
11/12/2024 22:14

Rebelët sirianë kanë djegur varrin e ish-sundimtarit sirian Hafez al-Assad, babait të diktatorit sirian të rrëzuar këtë fundjavë, Bashar al-Assad. Pamjet nga CNN tregojnë varrin në flakë të rrethuar nga rebelët sirianë. Varri ndodhej në muzeun e familjes së diktatorit, në fshatin Qardaha nga ku ka prejardhjen familja Al-Assad. Hafez al-Assad ndërroi jetë në vitin 2000 pasi sundoi në Siri për 30 vite përpara se pushtetin ta trashëgonte i biri, Bashar al-Assad. Ai sundoi pamëshirshëm Sirinë nga viti 1971 deri në vdekjen e tij në vitin 2000, kur pushteti iu dorëzua djalit të tij. Në vitin 2011, Bashar al-Assad shtypi brutalisht një kryengritje paqësore pro-demokracisë, duke ndezur një luftë civile shkatërruese në të cilën më shumë se gjysmë milioni njerëz janë vrarë dhe 12 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë, pak ditë më parë, rebelët në Siri shkaktuan një ofensivë të rrufeshme që rrëzoi sundimin 54-vjeçar të dinastisë Assad. Bashar al-Assad ka ikur në Rusi, ku ai dhe familja e tij kanë marrë azil. Statujat dhe posterat e presidentit të ndjerë Hafez dhe djalit të tij Bashar janë rrëzuar në të gjithë vendin, teksa sirianët festojnë fundin e sundimit të tyre.

Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39
Top Channel/ “Të bashkuar kundër Kinës”: SHBA dhe aleatët firmosin mbrojtjen nga ndikimi i Pekinit!
16/11 14:38
Top News – Estonia përplaset me Rusinë / Kremlini mohon akuzat: Nuk jemi zjarrvënës
16/11 14:38
Top News – Armëpushim në Ukrainë pastaj flasim! Ministrat e BE: Të mos biem në kurthin e Rusisë
16/11 14:36
Top News – ‘Brexit-i nuk ka funksionuar…’ / Burnham do firmosë marrëveshje të re me BE-në
16/11 14:30
Top News – BE ‘nis’ azilkërkuesit në Ruandë / Kopjon Britaninë, blloku njofton skemën pilot
16/11 14:29
Top News – Po përgatisnin sulm terrorist / Arrestohen 3 adoleshentë, lidhje me lëvizje neonaziste
16/11 12:11
Top Channel/ Skandal me këngën serbe/Kënga për Kosovën, u luajt në hapje të forumit të BE-së
16/11 12:07
Top News – Tre ditë kaos në aeroportet amerikane / Avionët në tokë, kthim i ngadaltë në normalitet
16/11 11:59
Top News – Ukraina ‘i vë flakën’ Rusisë / Godet urën e Krimesë, ndalon trafikun në të dy anët
16/11 11:59
Top Channel/Forumi i Brukselit, Von der Leyen: Shqipëria përparim drejt BE, zgjerimi forcon Europën!
16/11 11:58
Top News – Dimër i acartë e pret Evropën!? Lëshohet alarmi: Vorbulla polare e Arktikut po dobësohet
16/11 11:50
Top News – Xi Jinping, Putin e Trump në një dhomë/Kina: Takim me rëndësi historike për paqen në botë
16/11 11:50