Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë për njoftimin e Autoritetit të Dosjeve se ka zbuluar një bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit me inicialet I.M. Kryeministri thotë se Genta Sula është vendosur në krye të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, me dakordësi edhe të Ilir Metës. Emrin e Sulës, shkruan Rama, e kam dëgjuar për herë të parë nga ish-kryeparlamentari Meta, që në atë kohë drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ishte në një koalicion qeverisës me Partinë Socialiste.