Top Channel/ Reagimi i protestuesve kur mbërriti Berisha, deputeti ra pa ndjenja, ç’nuk u pa
23/12/2024 23:28

Pesë akset kryesore të Tiranës u bllokuan për rreth tre orë, pas tubimit të organizuar nga opozita. Kjo shkaktoi irritim nga qytetarët të cilët po udhëtonin në këto akse. Policia tentoi disa herë të lironte rrugët, por pa sukses. Sheshin Wilson, Pallatin me Shigjeta, Rruga e Elbasanit, Zogu i Zi dhe Bashkia ishin të bllokuara nga protestuesit. Tensionet dhe përplasjet më të mëdha ishin në sheshin Wilson dhe Pallatin me Shigjeta. Gjatë përplasjes me policinë, deputeti Agron Gjekmarkaj ra në tokë pa ndjenja, ndërsa akuzon blutë se e shtynë ata. Ai aktualisht ndodhet tek Trauma, ku po merr ndihmën e duhur mjekësore. Edhe deputetët Erisa Xhixho dhe Flamur Noka u përplasën me policinë gjatë tubimit. Ndryshe nga protestat e tjera, nuk pati hedhje të gazit lotsjellës apo boteve me ujë, në tubimin e kësaj të hëne. Deri më tani ka disa protestues të shoqëruar, të cilët u përfshinë në përplasje gjatë tubimit. Kreu i PD, Sali Berisha, i cili e nisi protestën nga Rruga e Elbasanit dhe marshoi drejt akseve të tjera ku ndodheshin protestues tha se mosbindja civile vijon, ndërsa qytetarët duhet të bëhen gati për protestën e ardhshme.

Top Channel/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Vlorë
16/11 10:48
Top Channel/ Shpërthim në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit në “arrest shtëpie”
16/11 10:44
Top News- Dënohen me burg ‘skifterët’ shqiptarë, ishin kthyer në tmerr për banorët e Francës
15/11 20:06
Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34