Vdes Rayan, fëmija 5 vjeçar që ra në një pus katër ditë më parë në Marok. Ai ndëroi jetë vetëm pak çaste pasi doli nga pusi. I mituri qëndroi në një thellësi prej 32 metra, ndërsa pusi ishte i gjerë vetëm 25 centimetra. Në hyrje të pusit qëndruan me ditë të tëra qindra persona që prisnin se çfarë do të ndodhte me vogëlushin. Ndërkohë që një ambulancë e shoqëroi me urgjencë 5 vjeçarin në spital.