Djali i presidentit serb Aleksandar Vuçic, Danilo, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiç, i njohur ndryshe edhe si “Kasapi i Ballkanit”. I biri i kreut të shtetit serb shoqërohej nga disa persona që mbanin bluza me portretin e Mlladiçit, i cili është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte dhe genocid.