Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat pas mbledhjes komentoi edhe vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Braçe tha se kjo ngjarje është një model tipik dezinformimi, që sipas tij po vazhdon ende për qëllime politike.