Rasti i kryebashkiakut Erion Veliaj është bërë temë në revistën amerikane “Newsweek”, ku trajtohet koha e gjatë e qëndrimit të tij në paraburgim pa një vendim përfundimtar gjyqësor. Shkrimi është bërë prej Jason D. Greenblatt, ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe një prej bashkëpunëtorëve të presidentit Donald Trump.