Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka fituar çmimin “Raportimi më i mirë i vitit 2022” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Bibe është shpërblyer për raportimin e tij nga Ukraina, ku për ditë me radhë solli ngjarjet e tmerrshme që ka shkaktuar lufta. Puna e tij është vlerësuar lartë nga juria derisa sa vetë Bibe është vlerësuar për kurajën dhe guxmin si një reporter i luftës.