ODIHR publikoi opinionin urgjent për projektligjin shqiptar “Për financimin e partive politike”, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv drejt forcimit të transparencës dhe kontrollit mbi financat e partive. Dokumenti vlerëson se projektligji krijon një kuadër më të detajuar për të ardhurat, shpenzimet, raportimin, auditimin dhe mbikëqyrjen e partive politike, duke bashkuar në një ligj të vetëm rregulla që deri tani ndaheshin mes ligjit për partitë politike dhe Kodit Zgjedhor.