Top Channel/ Raporti “jep alarmin”: Demokracia në dobësim, po shtohen regjimet autokratike!
30/11/2022 22:54

Demokracia nëpër botë po dobësohet e njerëzit gjithmonë e më shumë po e humbasin besimin në legjitimitetin e zgjedhjeve, ndërsa shohin gjithashtu pengesa sa i takon lirisë së shprehjes. Raporti i fundit i Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Mbështetje Zgjedhore, apo IDEA Ndërkombëtare, i krijuar pikërisht për nxitjen e demokracisë nënvizon zhgënjimin e përhapur tek të rinjtë mbi partitë politike dhe udhëheqësit e tyre si dhe rritjen e ekstremizmit të krahut të djathtë që ka polarizuar politikën. Organizata me 34 vende anëtare me bazë në Stokholm vëren me shqetësim në raportin e saj vjetor se numri i vendeve që lëvizin drejt autoritarizmit është më shumë se dyfishi i atyre që lëvizin drejt demokracisë dhe se regjimet autoritare në mbarë botën kanë thelluar shtypjen e tyre duke shënuar kulmin në vitin 2021. Raporti 64-faqesh që mat demokracinë në 173 vende, arrin në përfundimin se përparimi në vendet demokratike ka ngecur në pesë vitet e fundit.“Në Europë, demokracia në 17 vende është gërryer gjatë pesë viteve të fundit”, tha organizata. Një manifestim i tensioneve sipas saj, dhe shkëputjes në rritje nga procesi demokratik është shfaqja e pakënaqësisë me demokracisë si dhe ulja e numrit të votuesve që marrin pjesë në zgjedhje. Në grafikun ilustrues të raportit që i referohet tendencës së pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare ne pjese te ndryshme te Europës, Shqipëria është shënuar me një vijë të kuqe që nënkupton përkeqësim të trendit, ndërsa vija e gjelbert, si në rastin e Malit të Zi, tregon përmirësim. Regjimet demokratike nuk e kanë dëshmuar bindshëm se se mund të ofrojnë atë që njerëzit kanë nevojë. Sfidat aktuale, si afrimi i nje recesioni, kostoja e jetesës dhe pasojat gjithmonë e më të rënda të ndryshimeve klimatike po e nxjerrin në pah këtë dobësi. Besimi i njerëzve tek rendësia dhe efektshmëria e institucioneve demokratike po zvogëlohet në një masë shqetësuese, vazhdon raporti, që nënvizon domosdoshmërinë për ringjalljen e demokracisë përmes mekanizmave të duhur, duke përfshirë aty ristrukturimin e 'kontratës sociale' mes shtetasve dhe qeverisë në një mënyrë që t’u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të popullsisë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50