Ajri më i ndotur në Shqipëri vijon të regjistrohet në Tiranë dhe Elbasan. Raporti i Gjendjes së Mjedisit 2025, i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, tregon se të dy qytetet kanë tejkaluar kufijtë e lejuar për grimcat PM10, ndotësit që lidhen kryesisht me trafikun dhe që paraqesin rrezik për shëndetin.