Top Channel/Rama:Zonat turistike, si drita e syve për vendin!E pa pranueshme që ndërtimet pa leje…
14/05/2021 12:33

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bredshëm, Bledi Çuçi dhe ajo e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ai i Turizmit, Blendi Klosi ka folur për mbrojtjen e Territorit dhe zbatimin rigoroz të Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme. Gjatë fjalës së tij Rama tha se çdo ndërtim pa leje është një kosto e përbashkët për të gjithë vendin nesër, ndërsa shtoi se nuk mund të lejohet asnjë milimetër i këtij vendi që të shfrytëzohet pa leje. Teksa tha se policia e Shtetit duhet të veprojë dhe nuk duhet të lejojë ndërtime pa leje, sidomos në zonat turistike që janë si ‘drita e syve’ për Shqipërinë. Po ashtu Rama shtoi se është i papranueshëm fakti që një polic shkon në një zonë të thellë rurale për të kapur ndërtimet pa leje, ndërsa përgjatë rrugës nga Velipoja në Sarandë, edhe pe ka ndërtime pa leje i njëjti polic i zellshëm nuk ndërhyn. Rama: Çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër. Duke cenuar pronën publike apo private, planet e zhvillimit, buxhetin e shtetit, pasi vetvetiu kthehet në një çështje speciale apo financiare, si rezultat i inercisë së një procesi legalizimesh që nuk ka për të përfunduar kurrë nëse nuk vihet pika në fund. Kemi ndërtimet me leje që bëhen vatra abuzimi, ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera dhe krijohen deformime të mëdha në kosto për komunitetin, zhvillimin dhe të ardhmen. Që Policia e ka kapacitetin ta kontrollojë territorin në çdo centimetër këtë e tregon një fakt i thjeshtë, sa i thjeshtë dhe e sakëlldisës. Kur vjen puna për një mur, çati, avlli në fund të botës, në zona rurale të thella gjendet polici që shkon atje dhe i kërkon llogari një fshatari, por kur vjen puna te abuzimet në zona turistike, në buzë të rrugës, që nga Velipoja deri në Sarandë çuditërisht nuk gjendet, i njëjti polic i zellshëm. Ne sot na intereson të fokusohemi te fakti që Policia i ka të gjitha kapacitet për t’u bërë mburojë e Republikës së Shqipërisë në të 28 mijë km2 të saj në raport me këtë krim është që i sanksionuar si i tillë në ligjet tona.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41