Muaji i shenjtë i Ramazanit ka hyrë me çmime të rritura në Bregun Perëndimor, duke ia vështirësuar edhe më shumë situatën familjeve të varfra palestineze atje. Shumë prej tyre thonë se nuk e përballojnë dot shtrenjtimin e produkteve bazë dhe naftës këto javët e fundit, ndërkohë që të ardhurat nuk kanë mbajtur të njëjtin hap me hovin e çmimeve.