Partia Socialiste po feston këtë të premte 35-vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet të madh të organizuar në Sheshin Italia në Tiranë. Në këtë ngjarje festive marrin pjesë drejtuesit më të lartë të partisë, deputetë, ministra, përfaqësues të pushtetit vendor, anëtarë dhe mbështetës socialistë nga e gjithë vendi. Aktiviteti shënon 35 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, një forcë politike që ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të vendit që prej fillimit të viteve ’90. Gjatë ceremonisë pritet të mbahen fjalime nga drejtuesit e partisë, ndërsa në fokus do të jenë arritjet e deritanishme, sfidat e së ardhmes dhe objektivat politike për vitet në vijim.