Ylber Ramadani u shpreh se në këtë Europian u ndje mirë, por i zhgënjyer pasi priste që Shqipëria të dilte më mirë. Futbollisti i Kombëtares pasi mbërriti në Rinas, u ndal për një komunikim të shkurtër me gazetarët, teksa deklaroi se Shqipëria duhej të kishte bërë më shumë në ndeshjen me Kroacinë. “U ndjeva shumë mirë po i zhgënjyer që nuk mundëm ta vazhdojmë. Provuam të japim më të mirën, por dëshironim të shkonim më shumë.