Vizita e parë në Shqipëri e Xavier Bettel kryeministër i Luksemburgut ishte një mundësi e mirë për kryeministrin Edi Rama për të kërkuar rritjen e prezencës të investimeve nga Luksemburgu në vendin tonë. Arrestimin e dy rusëve dhe një ukrainasi fundjavën e shkuar në Gramsh, kryeministri Edi Rama nuk e shikon si cenim të Sigurisë Kombëtare. Sipas tij duhet zbuluar prapaskena e vërtetë e kësaj vizite.