Top Channel/ Rama zbulon planin për të rinjtë: Rriten financimet për start-up, laboratorë smart
05/05/2026 19:33

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastër për të folur mbi teknologjinë dhe risitë e saj, si dhe mundësinë për të aplikuar në programin e startup-eve, për të cilin qeveria do të rrisë financimin. “Fakti që dy shkolla të Gjirokastrës morën çmim në Festivalin Kombëtar të Inovacionit flet vetë. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se inovacioni ndryshon çdo orë dhe asgjë që kemi bërë deri sot në mëngjes nuk mjafton me çfarë duhet bërë deri sot në darkë, në kuptimin për të investuar më shumë energji, forca, por edhe financa. Kemi pasur rrugë jo të letë në këtë aspekt, por janë hapur disa shtigje, që po rrihen gjithnjë e më shumë nga të rinjtë. Me programin tonë të startup-eve e kemi nisur me pak më shumë se 40 aplikime dhe tani kemi më shumë se 1500 aplikime. Kjo na ka vënë në pozitën për të ndërhyrë për të rritur financimin. Do të duhet të bëjmë një seleksionim, jo vetëm që duhet të shtojmë financat për startup-et, por edhe të rrisim financimin edhe për ata që janë ende në shkollë dhe universitet, pa pritur të mbarojnë arsimimin. Do ta nisim që në vitin e ardhshëm, kur do të duhet të gjejmë mënyrën të financojmë prototipet e spikatura që do të kenë interes për tu shtjelluar më shumë. Studentët do të duhet të mendojnë ndryshe, jo vetëm për të fituar një garë, por për të krijuar një produkt të vlefshëm për tregun. Vajza dhe djem fare të rinj mund të jenë inovatorë të jashtëzakonshëm në rrugën e progresit eksponencial, që është një progres krejt tjetër që jemi mësuar në histori. Thënë të gjitha këto, unë besoj që ja vlen të shtoj edhe faktin që do vazhdojmë të plotësojmë të gjithë sistemin e shkollave me laboratorët smart, që t’i japim akses të gjithë fëmijëve në teknologji, që në hapat e parë të shkollës. Nga ana tjetër, do të punojmë shumë fortë për të investuar më shumë në IA, në qendrat e të dhënave dixhitale, e kështu me radhë. Nuk dua të zgjatem më shumë me fjalë që ju mund t’i dëgjoni edhe në forma të tjera. Duke qenë këtu bashkarisht doja t’ju jepja fjalën edhe juve”, tha Rama.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38