Top Channel/ Rama “zbulon” ministren e parë të qeverisë së re
19/04/2025 22:14

Një përfaqësuese e komunitetit rom mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Edi Ramës, nëse ky i fundit fiton zgjedhjet e 11 Majin. Këtë e bëri të ditur vetë kryesocialisti Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Korçë. "Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama. Rama vlerësoi rolin e gruas në shoqëri e politikë, teksa theksoi se edhe nisma për mbylljen e Tik Tok nuk do të arrihej pa to. E kam thënë dhe herë tjetër, nuk e di nëse ne do arrinim ta mbyllnim Tik-Tok nëse nuk do të kishim mbështetjen absolute të grave dhe nëse do ishte vetëm muhabet burrash kam frikë se nuk do kishte kaq shumë mbështetje mbyllja dhe marrja në mbrojtje e fëmijeve nga kanosja që i bën Tik-Tok. Por, kryesocialisti nuk kurseu as batutat me gratë e vajzat, të cilave ju kërkoi të mos bëjnë krushqi me opozitën. “Krushqia me çdo demokrat bazohet tek ‘je me me BE-në apo je me kënetën”. Nëse je me BE-në, të trashëgoheni! Nëse je me kënetën, nuk ka vajzë për ty! Rrofshin gratë e Korçës, Pogradecit, Maliqit, Pustecit, Devollit dhe të Kolonjës”.

Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45