Top Channel/ Rama zbulon kërcënimin më të madh për Shqipërinë, një mesazh Melonit
01/08/2026 23:10

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë të veçantë dhe ndryshe nga ato të formatit politik. Nga zyrat e NATO-s, kreu i qeverisë shqiptare është vënë përballë pyetjeve të tik-tokerit të njohur ukrainas, Max Klymenko, një sipërmarrës me bazë në Londër. Mes vlerësimeve për flamurin shqiptar, kryeministri vihet edhe përballë pyetjeve me peshë e rëndësi për vendin, ku ukrainasi i njohur e pyet se cili është kërcënimi më i madh për Shqipërinë. “Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët, në kuptimin që duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi shumë punë për të bërë dhe duhet të vazhdojmë në drejtimin drejt Bashkimit Evropian. Dhe sapo të jemi brenda Bashkimit Evropian, do të jemi të sigurt edhe nga vetja jonë”. Me cilin lider botëror ka marrëdhënien më të mirë dhe më sfiduese? Kryeministri Edi Rama ka një emër për secilin rast. “Kam marrëdhënie të mira me të gjithë. Ndoshta marrëdhënia më e mirë është me Gjeorgjinë. Kemi gjithashtu një marrëdhënie të veçantë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kam pasur një marrëdhënie shumë sfiduese me Mark Rutte kur ai ishte kryeministër i Holandës. Por më pas u bëmë miq shumë të mirë dhe kemi një miqësi të veçantë. Dhe ai është, pa diskutim, njeriu që di ta menaxhojë më mirë Donald Trump-in”. Një intervistë e shkurtër dhe e shpejtë për vështirësitë e punës si kryeministër, për profesionet që Rama ka pasur në jetën e tij, dhe që mbyllet me kërkesën e ‘tik-tokerit’ të njohur për një këshillë për të rinjtë. “Dëgjo, kur isha fëmijë, isha gjithmonë shumë, shumë në siklet kur duhej të merrja këshilla. Dhe kur u bëra i ri, i premtova vetes se sapo të bëhesha i rritur, nuk do t'u jepja kurrë këshilla të rinjve. Nuk është ide e mirë”. Max Klymenko u bë i njohur në platformat sociale TikTok dhe Youtube me serinë “Career Ladder”, ku përpiqet të zbulojë profesionin e njerëzve në rrugë brenda dy minutash. Ai është përfshirë në listën Forbes 30 Under 30 Europe (2024) dhe në vitin 2025 fitoi çmimin “Creator of the Year” në TikTok UK. Përveç videove për karrierën, ai flet edhe për biznesin, ekonominë, markat dhe çështje globale.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06