Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj sa i përket akuzave për tërmetin se qeveria përfitoi nga fatkeqësia për të rrafshuar sheshet. Rama e ftoi Xhaferrajn, por jo vetëm që të shkojë dhe të verifikojë nga afër shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti, ndërsa sqaroi se procesi i rindërtimit nuk ka mbaruar ende, për shkak se hyri në mes pandemia.