Top Channel/ Rama vë “vija të kuqe” për pronat: Do bëhen shembull, shpronësohet e gjithë zona
04/09/2026 19:51

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër për incidentin e djeshëm mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinaj, duke e lidhur atë me mënyrën se si duhet të sillen aktorët që zhvillojnë dhe menaxhojnë asetet turistike në Shqipëri. Rama njoftoi gjithashtu shpronësimin për interes publik të zonës ku ndodhi konflikti, me synimin për ta transformuar atë në një hapësirë publike dhe turistike. “Historia e djeshme mes konfliktit banal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër, një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë, na ka bindur se duhet jo vetëm t’i japim fund asaj historie, por duhet t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë dhe menaxhojnë asete turistike. Ata duhet të kuptojnë që nuk duhet ta cenojnë me qasjen dhe me sjelljen e tyre lënduese atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, i cili shkon shumë përtej transformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vetë në radhë të parë, nga investitorët te kamarierët të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar, edhe me njëri-tjetrin. Lëre pastaj me shoqërinë shqiptare dhe me vizitorët e panumërt që trokasin në dyert e Shqipërisë. Prandaj, banaliteti dhe brutaliteti i çdo natyre duhet të marrin përgjigjet që kërkon rëndësia shoqërore e një misioni të tillë kombëtar dhe autorët e veprimeve lënduese të çdo niveli. Me dhunë mbi tjetrin, me harbullëk mbi klientët, me papërgjegjshmëri mbi hapësirën e përbashkët publike, apo me akte arrogance dhe zhurma shurdhuese mbi komunitetin, duhet të bëhen shembull, shembull të një vije të kuqe domosdoshme për Shqipërinë. Ne kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme. Ta kthejmë në një aset turistik dhe publik për të gjithë. Oaz natyror për pemën të bekuar të ullirit. Një park i gjallë ku do të mbillen dhe të ruhen varietet autoktone shqiptare dhe ato të Mesdheut, dhe do të ekspozohen tërë vajrat e ullirit që prodhohen në Shqipëri”, shprehet Rama.

Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16