Marrëdhënia e shkëlqyer mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit prodhoi një tjetër moment publik mes dy kryeministrave. Këtë herë, kreu i qeverisë shqiptare iu drejtua homologes italiane përmes një videomesazhi në italisht, pasi ekzekutivi i drejtuar prej saj vendosi rekordin e jetëgjatësisë për një qeveri në Italinë republikane.