Çështja e “McGonigal”, është ndër diskutimet më të nxehta aktualisht në politikën shqiptare. Edhe pse kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në Parlamentin shqiptar gjatë këtyre ditëve, për të diskutuar rreth përfshirjes së mundshme të tij në këtë çështje, nuk ka munguar shpjegimi i tij mbrëmjen e sotme në “Top Story me Grida Dumën. Siç ka pohuar deri më tani, kryesocialisti u shpreh se nuk ka të bëje fare me këtë çështje dhe se akuzat që po ngrihen ndaj tij janë të pabaza dhe dashakeqëse nga apozita.