Kryeministri Edi Rama nga editoriali i përjavshëm i podkastit Flasim shpjegoi se pëse qeveria u përfshi në uljen e akcizës për hidrokarburet. Masat për të gjithë ata që do të shkelin çmimin e përcaktuar nga Bordi i Transparencës, në bazë të tregjeve, do të jenë drastike- theksoi kryeministri Edi Rama i cili duke folur më pas për atë që e quan procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Europian bëri këtë koment. Me negociatat që vazhdojnë dhe, në ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: “ato janë bllokuar”, “ato janë ndaluar”, “ato janë penguar”, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë. Ndërsa rritjen e të ardhurave buxhetore i vleësoi si të arritura në një nivel absolutisht historik