Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm sërish në lidhje me sulmin online ndaj disa prej bizneseve shqiptare në vend, duke ndikuar në uljen e vlerësimit të tyre në mënyrë fiktive në Google. Në rrjetin social X kreu i qeverisë e cilëson këtë veprim si një goditje pabesisht ndaj sipërmarrjeve vendase.