Top Channel/ Rama: “Turp, i përgënjeshtroi Trump”! Rama i kthehet ashpër PD-së
28/04/2025 19:49

Gjatë një takimi elektoral në Petrelë, kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj këtë të hënë pretendimeve të Partisë Demokratike se djali i Presidentit amerikan, Trump Junior, i kishte anuluar një takim në Beograd, të lobuar sipas selisë blu, nga i dërguari i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell. “Shqiptarët kanë parë një kontratë të pabesueshme të kënetës, me një grup magjistarësh amerikanë. 6 milionë dollarë, janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës. Është thënë që kjo është një kontratë që financohet nga një grup patriotësh. Kjo më kujton vjehrrët dhe baxhanakët dhe gjykatësit e korruptuar që nuk kishin si të justifikonin lloj lloj pasurish. Nuk qenka aq e thjeshtë saç u bë, nuk qenka aq e thjeshtë që këtu qenka një komplot ndaj një burri të ndershëm dhe u ngritën SHBA dhe e damkosën se unë me Sorosin bëmë një konspiracion dhe ky i shkreti viktimë e pafajshme. Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që e mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij unë paskësha bërë një përpjekje për shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova për ti dhënë lamtumiren Papës, po prita të shkojë në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe unë me vëllain tim Vuçiçin do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk ishte e mundur sepse kjo dështoi sepse SHBA…Ok deri këtu ne i dimë. Por kur shef që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA që të mohojnë këtë çmenduri, realisht të vjen trup. Në fund të ditës, atje nuk e di njeri dhe nuk e njeh njeri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë, sepse po të çohet edhe Lymi i tytit të paguajë 6 mln dollarë vjen Latifi dhe na e prezanton të gjithëve. 6 mln dollarë për të ardhur njëherë për të folur në dasmën e Lymit të Tytit vjen Latifi pa problem fare. Problemi është që pa ato 6 mln dollarët nuk e di njeri kush është Lymi”-tha Rama.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56