Nga mbledhja e asamblesë kombëtare, kryesocialisti Edi Rama tha se pas Greqisë dhe Italisë, turi i takimeve me diasporën do të vijojë në shtator në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në SHBA. Kreu i PS u shpreh se takimet u shtynë, në Londër për shkak të zgjedhjeve atje dhe në Gjermani për shkak “Euro2024”, ku luan edhe Shqipëria.