Dorëheqja e Edi Ramës mund të vijë vetëm pasi Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Në një intervistë për revistën italiane Vanity Fair Italia kryeministri teksa foli për të ardhmen e tij politike dhe objektivin kryesor të mandatit të katërt, një përgjigje e kishte edhe për largimin e tij nga politika.