Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po shpërndan ide që janë të rrezikshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për kryeministrin Edi Rama, dhuna me bazë fetare, në qendër të konfliktit në Gaza, mund të përdoret si një nxitje për konfliktin e ardhshëm edhe në rajon “Hamas dhe te tjerë që e mbështesin atë, janë agjentë të kaosit dhe ky kaos që ata duan të shpërndajnë jo vetëm në lindjen e mesme, por në gjithë botën mund të ndikojë edhe rajonin tonë, nëse nuk jemi mjaftueshëm të vëmendshëm dhe nëse nuk ndërmarrim veprimet e nevojshme për ta përmbajtur kaosin dhe për të parandaluar konfliktin që mund të na përfshijë të gjithëve, si konflikti i shumëdëshiruar i civilizimeve që këta aktore destruktivë duan të portretizojnë”, tha Rama.