Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë telefonike me homologun britanik Rishi Sunak, me kërkesë të këtij të fundit. Një zëdhënës i kryeministrisë angleze 10 Downing Street i tha Top Channel se udhëheqësit e dy vendeve diskutuan për partneritetin e ngushtë dhe të gjatë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.