Kush nuk e punon tokën, do të ndëshkohet. Edi Rama ia bëri të qartë edhe fermerëve të Lushnjes paralajmërimin e tij. “O punoje, o jepe. Jepe me qira, po s’mund ta mbash peng. Nuk mund të thuash “është toka ime”. Ajo është tokë buke, ti e mban me plehra. Nuk mundet. O punoje, o jepe. Do ta bëjmë këtë me ligj ose me një super takes, siç e bëjnë vendet e tjera ose me forma të tjera që në tokën që ti ke, nuk mund ta mbash kot.”