Kryeministri Edi Rama mbërriti në Beograd në vilën qeveritare për tu takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç si pjesë e turit për procesin e Berlinit. Megjithëse presidenti Vuçiç në fjalën e hapjes të konferencës për shtyp tha se preferonte të mos fliste për Kosovën në prezencën e Ramës, kjo nuk kishte si të evitohej.