Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Vjenë ka takuar edhe ministren e Bujqësisë dhe Turizmit të Austrisë, Elisabeth Koestinger. Ky takim sipas tij vjen për të nxitur lidhjen mes Universitetit Bujqësor të Tiranës e Universitetit Austriak BOKU, si edhe për të diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në fushën e zhvillimit rural e turistik. Ministrja Koestinger ka shprehur kënaqësinë për praninë e kryeministrit.