Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku do të zhvillojë një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët. Rama shoqërohej nga Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, Arbian Mazniku dhe drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Blendi Çuçi. Takimi po zhvillohet në sallën e Pallatit të Kulturës, ku janë mbledhur përfaqësues të strukturave socialiste, si edhe qytetarë të Vlorës, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.