Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, UNËTO, Zurab Pololikashvili. Pololikashvili do të jetë pjesë e Konventës Ndërkombëtare të Turizmit që pritet të nisë në orën 18.00 në Pallatin e Kongreseve. Konventa Ndërkombëtare e Turizmit zhvillohet për herë të parë në Ballkan, me pjesëmarrës nga 38 vende të botës, që do të jenë pjesë e një platforme diskutimi tre-ditore.