Top Channel/Rama-Sunak-Meloni/Takimi në Itali për emigrantët, integrimin dhe stabilitetin në ballkan
16/12/2023 22:40

Gjatë vizitës që zhvilloi në Itali kryeministri Edi Rama u prit në një takim në selinë e qeverisë “Palazzo Chigi”, në Romë nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni. Pjesë e takimit ishte dhe kryeministri I Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Pas ceremonisë zyrtare, tre liderat zhvilluan një takim me dyer të mbyllura ku diskutuan për potencialet e bashkëpunimit trilateral. Ndërsa fokusi ishte tek trajtimi I çështjes së emigracionit të paligjshëm si dhe intensifikimi I mëtejshëm I bashkëpunimit midis tre vendeve për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore. Detajet e takimit u bënë të ditura nga kryeministrja italiane në një postim në rrjetet sociale. “Ne ritheksuam gjithashtu rëndësinë e arritjes së një stabilizimi përfundimtar të Ballkanit Perëndimor, edhe në bazë të progresit të bërë së fundmi në procesin e zgjerimit të rajonit në Bashkimin Evropian”, shkroi Meloni. Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Suank u shpreh optimist për diskutimet. Në një postim në platformën X, ish-Twitter, ai theksoi se Britania, Italia dhe Shqipëria do t’ia dalin që të ndalojnë varkat me emigrantë dhe të luftojnë të gjitha rrjetet e trafikut të qenieve njerëzore.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15