Kryeministri Edi Rama vijon takimet me strukturat, në kuadër të bisedimeve për Reformën Territoriale. Në një takim në Gjirokastër, kreu i qeverisë sqaroi si do të funksionojë bashkimi i bashkive të vogla, duke marrë si shembull Libohovën. Ndërkohë, ai u ndal edhe në Vlorë, ku mblodhi në Pallatin e Kulturës strukturat socialiste dhe qytetarë të këtij qyteti, me fokusin te Reforma Territoriale. Në këtë takim, kryeministri shoqërohej nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi. Pas takimit, ky i fundit zbardhi detaje nga diskutimet e socialistëve.