Kryeministri Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u ndalur te ndikimi i riorganizimit të njësive vendore në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Gjatë takimit nuk munguan as zërat kundër të një përfaqësie qytetarësh, të ardhur nga qytetit i Poliçanit, mes tyre edhe aktorja Egla Ceno, ndërsa kryeministri i sqaroi se ky riorganizim nuk cenon ofrimin e shërbimeve në Poliçan, Dimal dhe njësitë e tjera, por synon një administrim më efikas dhe krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillim dhe investime në territor.