I pakënaqur me të zgjedhurit vendorë në qarqe, kreu i PS, Edi Rama tha se është skeptik për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme vendore, nisur nga puna e tyre në terren. Ndonëse nuk foli me emra, Rama i kujtoi një pjese të tyre se fituan postin pa garë, por po sillen njësoj sikur të jenë pa kundërshtarë.