Në orën 11:00 me orën lokale greke, kryeministri Edi Rama do të jetë në Selanik për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë atje. Kreu i qeverisë e zhvillon këtë takim menjëherë pas takimit me diasporën në New York, ku do të kërkojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.