Top Channel/ Rama sjell shembullin Katarit dhe Portugalisë: Budallallëku s’do marrë peng Shqipërinë
06/06/2026 19:39

Paralelisht me protestat që po zhvillohen në Tiranë, edhe kryeministri Edi Rama vijon reagimet për investimin 4 miliardë euro, që sipas tij, do t’i japë zhvillim ekonomik gjithë vendin. Në reagimet e të shtunës, kryeministri Rama iu paraqiti qytetarëve rastin e suksesit të një iniciative të ngjashme në Katar. Rama publikon pamjet nga ishulli në Katar, që sipas tij, është është një ndër destinacionet turistike më të vizituara në Lindjen e Mesme, dhe është zhvilluar nga dy vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarët e konglomeratit Poëer Holding, blerësit e tokës private dhe bashkë-investitorët e projektit të Zvërnecit. “Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Power Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike”. Më herët gjatë të shtunës, kryeministri Edi Rama solli dhe një rast të ngjashëm investimi nga Portugalia. “Ria Formosa, në jug të Portugalisë, është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm. Dhe pikërisht aty, në zemër të këtij peizazhi, Portugalia ndërtoi një nga historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Europë. Shqipëria e rilindur turistike do hyjë me se s’bën në ligën e kampionëve të turizmit botëror dhe Europa e bota do të na vlerësojë përfundimisht si vend i bekuar, jo i mallkuar”.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39