Top Channel/ Rama shtron iftar: Uroj që në 2030 të festojmë Bajramin dhe Krishtlindjet të anëtarësuar në BE
12/03/2026 20:06

Kryeministri Edi Rama shtroi në muajin e shenjtë të ramazanit iftarin që përkon i pari për mandatin e katërt të qeverisë socialiste, nga ku ndau bindjen se në fund të tij me bashkimin e kremtimeve fetare do të festohet edhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Në Pallatin e Kongreseve u mblodhën në sofër politikanë e personalitete të Shqipërisë si edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe ambasadorë, nga ku kreu i ekzekutivit ktheu vëmendjen edhe te lufta dhe nevoja për paqe. “Rreth kësaj sofre, ligji i padukshëm që jeton brenda çdo qenie njerëzore, ligji që na thotë se tjetri nuk është i huaj, por një fqinj, një grimcë e gjashtë përkohësie në të njëjtin qiell, merr në zotërim territore të caktuara të mendjes dhe shpirtit. I merr dhe bëhet i dukshëm për vetëdijen, për çdo që mblidhet rreth sofrës së iftarit. Agjërimi i mëson njerëzve durimin rreth vetes. Çasti i uljes në sofrën e iftarit bashkon fundin e urisë së trupit me pikërisht, ligjin moral brenda qenies së njeriut, brenda bukës së ndarë mes njerëzve. Si kjo sofër sonte, besime të ndryshme, profesione të ndryshme, mosha të ndryshme, njerëz që vijnë nga vende të ndryshme, ulen bashkë, sepse ndryshe nga të tjera tryezat, kur njerëzit ulen në drekë e darkë në Shqipëri, kjo e iftarit ka një dritë që ndërthur dritën e jashtme me atë të brendshme të secilit prej nesh. Në një ditë si kjo, mbledhur në sofrën e një tjetër fund-dite të sofrës së Ramazanit, është e pashmangshme edhe përmendja për ishujt e konflikteve që njerëzit i krijojnë, duke i dhënë anës tyre monopol të së vërtetës dhe anës së tjetrit të shënjestrës, duke i lënë vendin e frikës”, tha ndër të tjera Rama. Ky iftar më 12 mars vjen edhe pas publikimit të librit të Edi Ramës “Në Sofrën e Hënës” që është botuar me ndihmën e studiuesve të islamit.

Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03
Top News – ‘Qeveria do të reflektojë për protestat’. Rama: Por radikalët ideologjikë e fetarë…
24/10 12:54
Top News – Rama ndan protestën në dy grupe, të dhunshmit dhe paqësorët
24/10 12:52
Top News – Rama i qëndron listës: Mes protestuesve, persona me precedentë kriminalë
24/10 12:52
Top News – ‘Do ta paguani shtrenjtë’, Rama paralajmëron ‘himnizuesit e dhunës’ në protestë
24/10 12:39
Top News – PD ka thirrur protestë, Berisha shmang pyetjen për pjesëmarrje në të
24/10 12:19
Top Channel/ Rama: Protestuesit i dëgjova 4 muaj poshtë zyrës sime, vetëm sharje dhe ofendime
24/10 12:12
Top Channel/ Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon listën:Organizata kriminale e Edi Ramës
23/10 13:32
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën: Dhuna ndaj studentëve nuk do tolerohet, nesër do…
23/10 13:07
Top Channel/ 6 demokratë, 60 ditë jashtë Kuvendit/ ‘Etika’ i përjashton pas tensioneve në Parlament
23/10 12:16
Top Channel/ Rama rivendos gurët e dialogut, përsërit ftesën për bisedime, paralajmëron masa penale
23/10 12:11
Top Channel/ Rama akuzon PD për dhunën: Përshkallëzimi u përgatit prej muajsh, PD mori autorësinë
23/10 12:10
Top Channel/ Etika shqyrton kërkesën për përjashtimin e deputetëve të PD, kalimi drejt zyrës me…
23/10 11:27
Top Channel/ “Zero lidhje me universitetin”/ Rama publikon listën e të arrestuarve në protestë, me…
23/10 11:25
Top Channel/Protesta/ ‘Glasa mbi tortë është Partia demokratike’, Rama: PD mori përsipër dhunën tek…
23/10 11:09
Top Channel/ ‘Mjetet shpërthyese dhe luftarake janë në duart e policisë’, Rama për Protestën: Antifa
23/10 11:09
Top Channel/ Rama vendos fletët me thirrjet për dialog: I gatshëm të takohem në çdo vend
23/10 10:11
Top News- Gara për kreun e OKB-së! Rama mbështet Lana Nusseibeh- Kandidaturë shprese!
22/10 22:06